Milan do përballet me Sassuolon në Reggio Emilian në orën 18.30, në kuadër të Serie A. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet.

Kuqezinjtë nuk do mund të mbështeten në shërbimet e Ibrahimovic, Origi, Rebic dhe Krunic. Në krahun tjetër, te vendasit mungojnë Muldur dhe Traore.

Sfida e fundit direkte mes të dyja palëve ka përfunduar 0-3 në favor të ekipit nga Milano. Golat realizoheshin nga Giroud (X2) dhe Kessie.

SASSUOLO (4-3-3): Consigli; Toljan, Erlic, Ferrari, Rogerio; Frattesi, M. Lopez, Thorstvedt; Berardi, Pinamonti, Kyriakopoulos.

MILAN (4-2-3-1): Milan: Maignan; Florenzi, Kjaer, Tomori, Hernandez; Bennacer, Pobega; Saelemaekers, Diaz, Leao; Giroud.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: