Nesër pasdite do të zbresë për herë të parë në fushë në këtë Botëror përfaqësuesja e Islandës e cila synon të përsërisë sukseset e Europianit ku mbahet eliminimi i Anglisë. Për këtë përfaqësim në Rusi ka folur trajneri Hallgrimsson, një dentist, që synon të bëjë historinë.

“Europiani nuk ishte një mrekulli, pasi kemi 4 vjet që jemi në këto nivele, të qëndrueshëm në rezultate, duke luajtur dhe fituar ndeshje të rëndësishme. E kemi merituar të jemi këtu dhe kjo nuk është një përrallë. Jemi ndryshe nga ekipet e tjera, kemi një stil tjetër, por nëse jemi të bashkuar mund të bëjmë gjithçka. Kush dyshon, do të thotë që nuk e njeh mirë ekipin tonë”, tha trajneri i Islandës, Hallgrimsson, që nesër do të debutojë ndaj Argjentinës.

Një kombëtare që ka fituar shumë simpati edhe prej fansave të shumtë që e kanë ndjekur dhe kanë gjetur kudo që kanë luajtur. “Është e pamundur që të mos na duan, pasi jemi të paktë, të vegjël dhe larg pjesës më të madh të botës. Nuk besdisim askënd, nuk kemi marrë pjesë në luftëra. Por mbi të gjitha jemi të bukur, ndaj është e vështirë të mos na duan. E kemi ndjerë mbështetjen e fansave dhe jemi të lumtur”, tha trajneri Hallgrimsson.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb