Atletico Madrid ka marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Europa League” në Londër kundër Arsenal. Ekipi i drejtuar nga Simeone edhe pse me 10 lojtarë që nga minuta e 10, në fund ia ka dalë të marrë një barazim me gola, 1-1.

Simone Vrsaljko ‘tradhtoi’ ekipin duke marrë kartonin e dytë të verdhë pak pasi fillimit të ndeshjes. Si pasojë e protestave edhe trajneri Simeone u dëbua në tribunë nga gjyqtari i takimit.

Pavarësisht presionit të madh të ‘topçinjve’ madrilenët e mbajtën të paprekur portën në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 61 Laccazzette zhbllokoi shifrat, duke gëzuar pa masë vendasit.

Atëherë kur nuk pritej, në minutën e 82-t, Griezman i vetëm i bëri ‘gjëmën’ Arsenal, duke barazuar shifrat dhe njëkohësisht duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.

Një rezultat pozitiv ky për Atletico-n duke parë rrethanat, që për më tepër ka realizuar në fushë kundërshtare. Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në “Wanda Metropolitano”.

Komenti i ndeshjes

Arsenal 1-1 Atletico Madrid

82′ Barazon Atletico Madrid me 10 futbollistë, shënon Griezman

61′ Arsenal kalon në avantazh, shënon francezi Laccazzete

45′ Përfundon pjesa e parë

12′ Përfundon në tribunë edhe Simeone, për shkak të protestave

10′ Atletico ndëshkohet me të kuqe. Vrsaljko merr të dytin të verdhë

1′ Nis takimi në “Fly Emirates

Formacionet zyrtare

form-470x292

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb