Skuadra që fiton, nuk ndryshohet. Ky duket se është orientimi i Mancini në funksion të çerekfinales së Euro 2020 kundër Belgjikës. Formacioni do të mbetet si ai kundër Austrisë.

Në seancën e fundit stërvitore, trajneri u përqëndrua te të dyshuarit e zakonshëm: Barella-Jorginho-Verratti në mesfushë dhe Berardi-Immobile-Insigne në sulm.

Padyshim që Pessina dhe Chiesa, por edhe Locatelli, konsiderohen shtesa luksi, në gjendje të japin një kontribut të vlefshëm kur trajneri e sheh të arsyeshme, ashtu sic ndodhi në ndeshjen, ku madje ishin edhe autorë të golave.

Sipas asaj që është parë nga skemat e fundit, Italia kundër Belgjikës do të luante me Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi ose Chiellini, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile dhe Insigne.

Çështja e kthimit të Chiellini pas dëmtimit mbetet të përcaktohet. Kapiteni është stërvitur pa probleme, nuk ndjen dhimbje, por Mancini nuk nxitohet.

Do të jetë vetë kapiteni, bazuar në ndjenjat e tij dhe në marrëveshje me trajnerin do të vendosë për ndeshjen e së premtes mbrëma. Por mesazhi ndaj Acerbit është i qartë: Duhet të jetë gati për çdo rast. Florenzi nuk kthehet as në “Allianz Arena”, për të do të diskutohet vetëm pas ndeshjes me Belgjikën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb