Përfundimi i ndeshjeve të para në grupet e Botërorit ka dhënë edhe konkluzionet e para. Mes shumë shifrave dhe kurioziteteve, është ndërtuar edhe formacioni më i mirë.

Në portë portieri i Belgjikës, Courtois, i cili jo vetëm i priti penalltinë Davies, por shpëtoi disa herë ekipin e tij. Natyrisht zëvendësuesi ideal do të ishte ai i Meksikës, Ochoa, që gjithashtu priti penallti.

Në mbrojtje Danilo, i cili së bashku me Thiago Silvën thyen thuajse të gjithë sulmet e Serbisë. Mbrojtja vijon me Hassan Al-Tambakti të Arabisë Saudite, që theu disa herën Messin. Pastaj polaku Jakub Kiëior, që nuk lejoi Meksikën të shënonte.

Kompleton repartin difensiv Jordi Alba, autor i një goli dhe një asisti për Spanjën e tij. Në mesfushë Rabiot, që gjithashtu shënoi dhe asistoi në fitoren e Francës. Për të vijuar me dy të rinj, Gavi i Spanjës dhe Bellingham i Anglisë. Me një skemë 4-3-3, në sulm janë tre autorët e dopietave të ndeshjeve të para.

Giroud i Francës, Richarlison i Brazilit dhe Ferran Torres i Spanjës janë vendosur në fazën ofensive. Spanja është më e përfaqësuara në këtë formacion ideal me tre lojtarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb