Pasi e nisi me fitore aventurën në Ligën e Kombeve, Shqipëria kërkon të përsërisë suksesin edhe në ndeshjen e dytë. Tri pikët në transfertën e Bjellorusisë i rritën kuotat si favorite në grup skuadrës kuqezi. Por konfirmimi për këtë do të vijë nga përballja me Lituaninë, teksa në “Air Albania”, Edi Reja është I detyruar të bëjë ndryshim në formacion.

2. Dilemat E Edi Reja Moduli Mbetet I Njejte, Tekniku Kuqezi Shperfill Kritikat
2. Dilemat E Edi Reja Moduli Mbetet I Njejte, Tekniku Kuqezi Shperfill Kritikat

Tekniku e pranoi këtë edhe në konferencën përpara sfidës, duke lënë të hapur të gjitha mundësitë, edhe ato për debutuesit. Kështu, me Strakoshën të palëvizur në portë, ndryshimet e Edi Reja pritet të nisin që në repartin difensiv. Mihaj është një kandidat i fortë për të marrë vendin e Veselit në mbrojtjen me tre, që plotësohet me Dermakun dhe Gjimshitin. Krahët I besohen sërish kapitenit Hysaj dhe Trashit.

Formacioni
Formacioni

Pritet një riformatim edhe në treshen e qëndrës në mesin e fushës. Gjasula mund të jetë i vetmi që reziston nga ndeshja kundër Bjellorusisë, ndërsa Laçi dhe Çekiçi i kanë të gjitha kartat e nevojshme për të pretenduar rolin e Bares dhe Abrashit. Edhe sulmi do të ketë ndryshime. Me Cikalleshin që ka probleme fizike, Sadiku do të kthehet të luajë si titullar, ndërsa në balotazh janë Manaj dhe Broja, me këtë të fundit që pret debutimin me kombëtaren e parë të Shqipërisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb