Viti 2019 është në ditët e tij të fundit. Me futbollin që është ndalur në pjesën më të madhe të Europës, ka kohë për të bërë bilance dhe stiluar renditje. Një prej tyre ka të bëjë me formacionin më të mirë të vitit që zgjigjet nga UEFA. Qeveria europiane e futbollit ka publikuar listën me 50 lojtarë të ndarë sipas roleve në fushë, që kërkojnë një vend në skuadrën më të mirë.

094112554 4d51e0a3 4102 4457 A755 79e844da05e6
094112554 4d51e0a3 4102 4457 A755 79e844da05e6

Duke nisur nga porta, janë pesë favoritë, por Alison i Liverpool ka në favorin e tij një vit fantastik me triumfin në Champions dhe Botërorin për Klube. “Reds” kanë edhe tre kandidatë për një vend në mbrojtjen më të mirë, por mes tyre vetëm Virgil Van Dijk duke se e ka të sigurt.

Virgil Van Dijk Liverpool Brighton 6wpa9bjsffu710fdy8h635m9a 1200x675
Virgil Van Dijk Liverpool Brighton 6wpa9bjsffu710fdy8h635m9a 1200×675

Rivalë të holandezit janë emra të tjerë të shkëlqyer si Piquet, Sergio Ramos apo De Light. Në mesfushë, shpërndarja është më e madhe, si edhe gara më e fortë. Edhe në këtë pozicion dominojnë skuadrat angleze, pasi Liverpool dhe Manchester City kanë nga tre futbollistë secili.

Messi Ronaldo Split 15raochx3jz2h1xmmijt07jl00
Messi Ronaldo Split 15raochx3jz2h1xmmijt07jl00

Sa i përket sulmit, veshtirësia e zgjedhjes kap kulmin, pasi mes kandidatëve janë yjet e vërtetë të futbollit. Si gjithmonë, nuk mund të mungonin Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Me prepotencë si shënuesi më i mirë i vitit prezantohet Leëandoëski, por edhe fituesit e mëdhenj të 2019 Salah, Mane dhe Firmino.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: