FIFA ka publikuar 15 mesfushorët kandidatë për tre vëndët në fomacionin ideal të vitit 2014. Vetëm Real Madrid dhe Juventus përfaqësohen në këtë listë me nga 3 lojtarë. Pirlo-Pogba-Vidal mbajnë lart emrin e “zonjës së vjetër” në arenën ndërkombëtare. Interesant është fakti që Pirlo ka qënë i nominuar regullisht që nga vitit 2006, një rekord të cilin e ndan më një tjeter juventin si Buffon. Për fituesit e Champions League, Real Madirid, emrat e nominuar janë Kroos-James Rodriguez-Modric, por vetëm kroati mbante veshur fanelen e bardhë në finalen kundër Atletikos.
Kjo është dhe lista e plotë e kandidatve:
Xabi Alonso (Spanjë/Bayern Monaco); Angel Di Maria (Argjentina/Manchester United); Cesc Fabregas (Spanje/Chelsea); Eden Hazard (Belgjike/Chelsea); Xavi Hernandez (Spanje/Barcellona); Andres Iniesta (Spanje/Barcellona); Toni Kroos (Gjermani/Real Madrid); Luka Modric (Kroaci/Real Madrid); Mesut Oezil (Gjermani/Arsenal); Andrea Pirlo (Itali/Juventus); Paul Pogba (Francë/Juventus); James Rodriguez (Kolumbi/Real Madrid); Bastian Schëeinsteiger (Gjermani/Bayern Monaco; Yaya Toure (Kosta d’ Avorio/Manchester City); Arturo Vidal (Kili/Juventus).

(ma.ar/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: