Kombëtarja rikthehet në fushë për dy sfidat e marsit, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. Trajneri Edy Reja surprizoi edhe këtë herë me listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy miqësore, ku nuk munguan risitë, rikthimet por dhe konfirmime.

Si kurrë më parë, Shqipëria ka në dispozicion një grup fantastik, me një nivel shumë të lartë, me lojtarë që aktivizohen në ligat më të rëndësishme të Evropë. Shpëtim Duro, trajneri i mirënjohur, i ftuar në News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Enxhi Biba, analizoi Kombëtaren, formën e lojtarëve dhe çfarë pret nga këto dy sfida.

Duro vlerësoi Asllanin ndërsa analizoi të gjithë repartet. Trajneri skicoi edhe formacionin e tij ideal, nëse do të ishte ai në vend të Edy Rejas. Nga porta te sulmuesi, Duro përzgjodhi më të mirët në këndvështrimin e tij ndërsa zbuloi se kë preferon të luaj në krah të Armando Brojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb