Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, ka nisur që sot punën konkrete për të ideuar skuadrën që do të hedhë në fushën e lojës në ndeshjen ndaj Spanjës. Në fakt, trajneri nuk ka shumë dyshime në këtë moment, pasi zgjedhjet e tij janë thuajse të përcaktuara nga forma që po kalojnë lojtarët.

Në stërvitjen e sotme ai ka filluar të ndërtojë formacionin që do të zbresë nga minuta e parë në fushë në stadiumin e Espanjolit këtë të shtunë. Porta parashikohet të ketë Strakoshën titullar, me treshen “italiane” të përbërë nga Gjimshiti, Kumbulla e Ismajli para tij. Në krahë, Hysaj dhe Balliu kanë qenë mes titullarëve në stërvitjen e sotme, me futbollistin e Lacios të zhvendosur në të majtë.

Sa i përket mesfushës, vetëm Bare ka qenë pika e zakonshme fikse në rreshtim. Përkrah tij Reja ka vendosur debutuesin Asllani, ndërsa i ka besuar për momentin një fanellë titullari Qazim Laçit i cili po bën mjaft mirë në Francë.

Në sulm, nuk ka dyshime për Brojën, i cili parashikohet ta nisë duelin titullar dhe është testuar sot si i tillë, me Uzunin përkrah tij.

Komb
Komb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb