Nuk ka surpriza. Ashtu siç kishte bërë të ditur “Balkanweb”, Edi Reja konfirmoi formacionin që do të zbresë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e parë për eliminatoret e Botërorit 2022 kundër Andorrës. Në mbrojtje do të luajnë Kumbulla në të majtë, Gjimshiti në qendër dhe Ismajli në të djathtë. Në skemën 3-5-2, në krahë preferohen Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në majtë, lojtarë që i japin garanci edhe në pjesën defensive.

Formacion
Formacion

Një alternative në vend të Lenjanit mund të ishte dhe Uzuni, por jo nga minuta e parë. Përpara mbrojtjes do të vendoset Gjasula ndërsa Bare dhe Memushaj do të kenë më shumë hapësira përpara për të mbështetur dyshen e sulmit. Cikalleshi-Manaj janë të padiskutuar në sytë e Edy Reja, dy lojtarë që kanë qenë gjithmonë titullarë me italianin në stol, kështu pritet të jetë edhe në këtë sfidë të parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb