‘Cfarë mënyre e bukur për të filluar 2016’, komenton entuziaste Ashley Graham në profilin e saj social.
Modelja oversize sapo ka marrë një çmim, duke bërë pjesë në 30 njerëzit nën moshën 30 vjeç më influente të 2016, sipas Forbes.
Ajo duket se e ka marrë këtë cmim për ndikimin që ajo ka pasur tek femrat në mënyrën sesi e konceptojnë ato fizikun.
Ashley Graham është një aktiviste që mbron me forcë format rrumbullake tek femrat, e aftë të thyeje dhe kanonet e industrisë së modës. Falë formave të saj ka arritur të ndryshojë mënyrën e perceptimit të bukurisë femërore.
Ashley ka filluar të bëjë modelen në moshën 12 vjeçare. Më pas gjatë adoleshencës trupi saj ndryshoi duke mbetur në masat që ajo ka sot. Modelja zgjodhi të pranojë fizikun e saj, duke bërë paqe me femrën që shihte në pasqyrë dhe duke vlerësuar format e saj të bëshme. Kurajoja dhe guximi luajtën rol tek modelja.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ka qenë pjesë e pesë kopertinave në vitin e fundit dhe shumë e njohur edhe nga revista e kostumeve të banjos Sport Illustrated.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb