Edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka uruar qeverinë e re dhe Kurtin duke i bërë thirrje që të adresohen çështjet urgjente, fillimisht ato të brendshme si buxheti 2020 dhe vendimet administrative të bllokuara..

Abbott thotë se rrugë e vështirë e pret qeverinë Kurti por ajo duhet të tregojë guxim dhe kreativite pasi më 6 tetor kosovarët votuan për ndryshim.

 

“Urime qeverisë së re dhe Kryeministrit Albin Kurti. Është një rrugë e vështirë përpara për administratën e re, duhet të adresohen çështje urgjente, duke përfshirë buxhetin shtetëror për vitin 2020, vendimet e bllokuara administrative dhe sundimin e ligjit.

Më 6 tetor, kosovarët votuan për ndryshim. Qeveria e re duhet të tregojë guxim dhe kreativitet në implementimin e dëshirave të votuesve dhe shpresave të gjithë Kosovarëve”, ka shkruar Abbott.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb