SHKUP– Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, do të vazhdojë sot takimet për formimin e qeverisë në Maqedoni, njoftojnë mediat shqiptare në Maqedoni. Zaev do të takohet me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili ka mbajtur një konferencë për shtyp, për herë të parë pas dhunës në kuvend më 27 prill.

Sakaq, Zoran Zaev ka zhvilluar takime edhe brenda partisë së tij, ku është diskutuar për parimet mbi të cilat do të formohet qeveria e ardhshme.

Lideri i LSDM-së ka afat ligjor që brenda 20 ditësh të formojë qeverinë, por ai ka paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë shumë më herët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb