Siç u paralajmërua më parë në Maqedoninë e Veriut, opozita e kryesuar tashmë sërish nga VMRO- DPMNE do të rifillojë protestat kundër qeverisë së re.

Lideri i opozitës, Mickoski ka thënë se qeveria rriti çmimin e energjisë elektrike gjatë pushimeve, dhe për këtë VMRO- DPMNE do të mbajë protestën e parë post- zgjedhjeve.

Mickoski e ka të qartë kërkesën për të rikthyer çmimin e energjisë elektrike aq sa ishte, dhe synimin për të rrëzuar qeverinë ose për të shpërbërë koalicionin LSDM- BDI.

“Sot vendi jon po hyn në recesion, gjithçka që kam paraparë në ekonomi edhe u realizua. Sot kemi uljen më të madhe të prodhimit bruto vendor. Mafia ka ble vota, në vend që të ndihmoj biznesin. Një miliardë euro janë harxhuar. Na presin ditë më të vështira të ekonomisë. Shumë qytetarë do të mbeten pa punë. Borxhi publik është rritur. Qytetarët po i presin ditë të vështira. Kur në kohën e pushimeve e rritën çmimin e rrymës elektrike. Protestë të mërkurën në ora 18, kjo është protesta e parë që do t’i organizoj VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni, do të fillojmë prej tek Ministria e Drejtësisë dhe do të përfundojmë para Komisionit Rregullator për Energjetikë. Kemi rrymë të shtrenjtë dhe qytetarë të varfër. kërkojmë të kthehet çmimi i mëparshëm i energjisë elektrike”, tha Mickoski.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb