Presidenti në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin në takim konsultativ.

Ftesa e Thaçit bëhet për formimin e qeverisë së Kosovës. Hashim Thaçi ka ftuar Kurtin për takim, sot në orën 20.00.

Kjo është ftesa e dytë që Thaçi i ka bërë Albin Kurtit gjatë ditës së sotme. Kurti refuzoi të takojë Thaçin në zyrë, kur ky i fundit e ftoi në orën 13.00.

Kreu i shtetit të Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetet sociale se duhet të formohen sa më shpejt institucionet e vendit. “Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të tregojnë udhëheqje dhe të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar presidenti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb