PRISHTINE- Një ditë pas miratimit të ligjit për ushtrinë e Kosovës, Lista Serbe paralajmëron një hap tjetër. Ditën e djeshme Lista Serbe nuk dha dakordësinë e saj për ligjin.

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiç pohoi se partia e tij do paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për tre projektligjet e miratuara në parim dje.

“Ne si Lista Serbe do të paraqesim ankesë në Gjykatën Kushtetuese, por nga përvoja e kaluar asgjë nuk do të ndryshojë”, deklaroi Simiç për “Tanjug”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb