Valteri Botas i rrëmben pole-position e Çmimit të Madh të Austrisë Ljuis Hamiltonit, duke bërë që linja e parë e nisjes të jetë e përbërë nga dyshja e Mercedesit. Pas shpinës së “Shigjetave të Zeza” gjenden Maks Verstapen me Red Bull dhe Lando Norris me McLaren.

E para e Botërorit të F1 i dhuron Valteri Botas një pole position të cilin as vetë finlandezi nuk e besonte, pasi gjatë provave të lira kishte qenë gjithënjë në ndjekje të Hamiltonit. Botas regjistroi kohën 1.02.939, vetëm 12 të mijëtat më i ngadaltë Hamiltoni, që i dhuroi shokur 4 metra epërsi në nisje. Ferrari? Keq. Vendi i shtatë për Sharl Leklerk dhe vetëm i njëmbëdhjeti për Sebastian Fetelin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb