Lewis Hamilton është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës. Britaniku i Mercedesit e dominoi garën nga fillimi në fund, duke bërë një nisje të mirë dhe duke mbajtur pas në kilometrat e parë Sergio Perez me Force India.

Nisja e keqe e shokut të tij të skuadrës, Nico Rosberg, ia bëri më të lehtë punën Hamiltonit në pistën e Spa Francorchamps. Gjithsesi, gjermani arriti të rekuperojë dhe të përfundojë garën në vend të dytë.

Pa fat Sebastian Vettel, i cili me Ferrarin e tij ishte në vendin e tretë deri dy xhiro para përfundimit, kur goma e pasme iu shkatërrua duke i mohuar podiumin, të cilin e shijoi Romain Grosjean me makinën Lotus.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb