“Liberty Media”, kompania e fuqishme amerikane në zotërim të John C. Malone që prej më shumë se 1 viti ka blerë “Formula 1”, mori dje vendimin për të larguar si shoqëruese të pilotëve bukuroshet me minifund dhe taka të larta.

Ky vendim solli disa reagimeve ndërmjet të cilëve edhe të pilotëve, ku veçohet ai i Vettel i cili ishte kundër.

Por ky vendim është pasuar nga një tjetër që ka të bëjë pikërisht me atë se kush do t’i zëvendësojë bukuroshet që rrinin pranë pilotëve.

Do të jenë pikërisht 20 fëmijë, që do të kenë mundësinë të shoqërojnë dhe të bëjnë foto me 20 pilotët përpara çdo gare, të përzgjedhur mbi meritat sportive në kategorinë e ulëta të garave, ose me short.

“Ky do të jetë një rast unik për këta fëmijë”, deklaroi në një komunikatë për shtyp Sean Bratches, drejtor komercial i “Liberty Media”-s.

“Imagjinojini teksa vihen në krah të heronjve të tyre, të cilët përgatiten për fillimin e garës. Do të jenë me pilotët më të mirë në botë. Për ata dhe të afërmit e tyre do të jetë një eksperiencë e papërshkrueshme dhe e paharrueshme, një frymëzim për të vazhduar në botën e automobilizmit, për t’u stërvitur edhe më shumë, e sigurisht për të ëndërruar që një ditë të bëhen si heronjtë e tyre. Nuk besoj se ka mënyrë më të mirë frymëzimi për një brez të ri heronjsh në Formulën 1”, tha më tej ai.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb