Vëmendja ishte përqëndruar e gjitha te gara e dyfishtë e Silverstonit, tashmë e zhvendosur rreth mesit të gushtit, por edhe te nisja e Botërorit më 5 korrik me dy takimet e një pas njëshme të Spilbergut, ku qeveria austriake ka dhënë më në fund miratimin e saj ditën e sotme. Plani shëndetësor i propozuar nga Ministria e Shënderësisë garanton kriteret e kërkuara të sigurisë. Në fillim të javës tjetër pritet të zyrtarizohet dhe pjesa tjetër e kalendarit europian.

Nëse çdo gjë shkon vaj, pas dy garave në Alpet e Austrisë, Botërori i Formula 1 do të vijojë në Europën Qëndrore me Cmimin e Madh të Hungaroringut në Budapest më 19 korrik. Një jabvë pushim dhe më pas gara në tre javët e ardhshme, Silverston 1, Silverston 2 dhe çmimi i Madh i Barcelonës. Pas një tjetër pauze do të vijohet me garat tradicionale të fundgushtit dhe fillim shtatorit, SPA-Frankoshamp më 30 gusht, dhe Cmimi i Madh i Italisë në Monza më 6 shtator.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb