Një nga ekipet në Formula 1, ”Renault” duke filluar nga viti i ardhshëm do të garojë me emrin ”Alpine”.

Në një deklaratë në faqen e internetit të Formula 1 thuhet se ”Renault” do të ndryshojë emrin në ”Alpine”.

Ndërsa ngjyrat e reja të ekipit do të jenë blu, e bardhë dhe e kuqe të cilat përfaqësojnë flamurin e Francës.

”Renault”, në sezonin e ardhshëm të F1 do të garojë me pilotin spanjoll, Fernando Alonso që ka dy kampionate botërore dhe me francezin Esteban Ocon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb