Drejtori i Doganës Shqiptare, Gent Gazheli në Forumin e Biznesit ku të ftuar ishin dhe Presidenti e Drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka theksuar 3 prioritetet e këtij viti.

Sipas Gazhelit, prioritetet janë lehtësimi i bizneseve nëpërmjet ofrimit të shërbimit pa burokraci, menaxhimi i problematikave të biznesit gjatë krizës COVID-19 si dhe rritja e të ardhurave doganore.

Ai kujton se pavarësisht pandemisë, shërbimi doganor ka qenë aktiv 24 orë në 24 për biznesin. Madje Gazheli ka garantuar se Dogana Shqiptare përgjatë 2020 kreu detyrat e saj.

 

NJOFTIMI NGA DOGANA SHQIPTARE

I nderuar President i Dhomes Amerikane te Tregetise, Z. Jaço,
I nderuar Drejtor Ekzekutiv i Dhomes Amerikane te Tregetise Z. Trimi,
Te nderuar anetare te Dhomes Amerikane te Tregetise

Përshëndetje të gjithëve.

Në rradhë të parë dua t’ju falenderoj për këtë traditë të krijuar tashmë në çdo fillim viti, ku ulemi bashkarisht dhe bëjmë një analizë të asaj çfare kemi bërë mirë vitin që shkoi, çfarë duhet të përmirësojmë dhe çfarë sfidash na presin në vijim.

Ky vit ishte i vështirë për të gjithë, por arritëm të përmbushim detyrat tona në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve.
Ne ishim pjesë e pandarë e zinxhirit të institucioneve të shërbimeve mbështetëse të shtetit në luftën kundër Pandemisë.
Roli aktiv dhe ndihmues i Administratës Doganore siguroi që spitalet të mos përballeshin me vonesa në pajisjet kyçe, që qytetarët të mos ndeshedhin me “rafte bosh” në supermarkete e dyqane, që farmacive të mos u mungonin ilaçet e nevojshme për të luftuar Covid 19. Pavarësisht pandemisë dhe izolimit, shërbimi doganor ishte aktiv 24 orë në 24 në shërbim të biznesit!

Administrata Doganore Shqiptare do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti të jetë pjesë e rëndësishme e shërbimeve e cila me vëmendje të shtuar po mbësht proçesin e vaksinimit, ashtu sikundër edhe kontribuam në lehtësimin e procedurave për paisjet mjekësore, për tamponët dhe vaksinat e gripit.

Prioritetet tona për këtë vit janë:
• Krijim i lehtësirave për biznesin dhe qytetarët nëpërmjet ofrimit të shërbimit në kohë dhe me cilësi, duke shmangur vonesat dhe burokracitë e panevojshme
• Menaxhimi i problematikave të biznesit gjatë krizës CoVid19
• Rritje e të ardhurave doganore

Roli i Administratës Doganone është mjaft i rëndësishëm dhe kyç në krijimin e klimës se favorshme per biznesin, ndaj kemi krijuar nje sere lehtesirash per ta:
Regjimi i Magazinave të Lira si rrjedhojë e përafrimit të Kodit Doganor e Dispozitave të tij me legjislacionin doganor të BE, i ka transformuar ato në Zona të Lira ku gjate vitit 2020 numerojme 6 te tilla, duke i shtuar lehtësive të ofruara edhe mundësinë e përpunimit pa taksa por njëkohësisht këto incentiva kanë sjellë dhe rritjen e kapaciteteve mbajtëse nga 150 milion litra në 500 milion litra karburante brënda zonave të lira, pra më shumë se 3 fish.

Magazinimi Doganor – u mundëson subjekteve lehtësim të procedurave dhe pagesave. Vetem gjate vitit 2020 jane dhene 15 autorizime per regjim te magazinimit doganor. Nderkohe qe gjate gjithe periudhes 8 vjecare nga 2013 në 2020, janë shtuar 96 magazina doganore.

Përpunimi Aktiv – regjim doganor që lehtëson aktivitetin e përpunimit industrial si dhe nxit punësimin. Janë shtuar 205 operatorë, që i korrespondon një rritje prej 40% që nga viti 2013 me nje total prej 5352 autorizimesh, nga te cilat 721 i perkasin vetem vitit 2020.

Magazinat Fiskale – janë shtuar si aktivitetet prodhuese edhe numri i operatorëve të autorizuar me 519 ose afro 136%, duke ulur ndjeshëm informalitetin dhe prodhimin klandestin. Vlen të përmendet këtu se një pjesë jo pak e rëndësishme e përbëjnë operatorët e peshkarexhave që nëpërmjet rregjistrimit jo vetëm fiskalizojnë detyrimet, por përfitojnë si incentivë ekonomike përjashtim nga detyrimi për akcizën e karburanteve.

Që nga viti 2013 numerojme nje total prej 5410 autorizimesh, nga te cilat 899 i perkasin vetem vitit 2020.

Per regjimet e mesiperme si dhe per procedura te tjera, risi e vitit 2020 ka qene mundesia e aplikimit online ne portalin e-Albania, nepermjet te cilit jane realizuar 928 aplikime. Kjo do te thote qe jane kursyer nga operatoret ekonomike 1856 ore ose e thene ndryshe 232 dite pune.

Perjashtimet – Në përmbushje të synimit të qeverisë për mbështetjen e biznesit, përfshirë dhe vëmëndjen e shtuar ndaj bujqësisë, administrata doganore ka mundësuar përjashtimet nga TVSH-ja, një incentivë kjo e drejtpërdrejtë në ndihmë të biznesit në vlerën prej 27.83 miliardë lekë gjatë shtatë viteve të kësaj qeverie.

Ne kete periudhe operatorët ekonomikë kanë përfituar nga përjashtimet për TVSH-në e makinerive industriale në vlerën 23 miliardë lekë

Mbas 2015, politikat e qeverisë në mbështetje të bujqësisë kanë qenë prioritare gjë që shihet edhe në përfitimet nga TVSH-ja për inpute dhe makineri bujqësore në vlerën 4.7 miliardë lekë.
Vlen të theksohet se këto politika nxitëse janë një risi. Ato kanë sjellë përfitime konkrete dhe të prekshme për bujqësinë, që më parë nuk ekzistonin.

Aktualisht objekt i perjashtimeve nga Administrata Doganore jane edhe subjeketet e perfshira ne rindertimin e eleminimit te pasojave te termetit te vitit 2019. Deri me sot vlera e ketyre perjashtimeve nga detyrimet doganore arrin ne vleren 51 milione leke.

Pjese e rendesishme e lehtesirave per biznesin jane edhe shërbimet online, konkretisht:

• Përmiresimi i aplikimeve on-line për autorizime si dhe rritja e numrit të tyre nëpërmjet portalit e-Albania nga 8 aplikime të cilat janë aktualisht në 34 aplikime, nëpërmjet përmirësimit dhe krijimit të modulit “Backend”.
• Plotësimi i kushteve për t´ju bashkuar Konventës së Përbashkët të Tranzitit, përmes zhvillimit të Sistemit të Ri të Kompiuterizuar të Tranzitit – platformës NCTS.
• Implementimi i procedurave të thjeshtuara duke përfshirë konceptin e OEA, përmes krijimit te modulit elektronik të OEA (Operatori Ekonomik i Autorizuar) dhe marrja e masave për zhvillimin e kapaciteteve.
• Implementimi i “Korridorit të gjelbër” edhe me vendet e BE për mallrat e listës prioritare.
• Implementimi i masave të parashikuara në Planin Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë me fokus trajtimin e problematikave të Operatorëve Ekonomikë.
• Ndjekja e Projektit Single Window.

Objektiv tjeter i rendesishem per administraten tone, sic e permendem edhe me lart, eshte rritja e te ardhurave doganore.

Gjate periudhes 2013-2019 shenohet nje rritje e të ardhurave me 18%, nga të cilat:
 Të ardhura nga taksa doganore, rritur me 12%
 Të ardhura nga akciza, rritur me 28%
 Të ardhura nga TVSH, rritur me 22%

Arsyet kryesore te kesaj performance vijne nga:
 Formalizimi i ekonomise
 Lufta kunder kontrabandës dhe evazionit fiskal
 Ndergjegjesimi i operatoreve ekonomike

Efekt te rendesishem ne kete performance kane patur edhe reformat e ndermarra nga vete administrata doganore, sic mund te permendim krijimin e Drejtorise se Vleres ne Qender, qe ka mundesuar unifikim dhe trajtim te barabarte ne fushen e vleresimit doganor; informatizim i vashdueshem i procedurave doganore si ristrukturimi dhe rekrutimet e reja te administrates doganore nga studentet e ekselences.

Ne fushen e vleresimit doganor, per nje teme mjaft sensibel ne vite per anetaret e Dhomes Amerikane te Tregetise ne lidhje me aplikimin e te dhenave te disponueshme (Referencave) do deshiroj t’ju informoj qe aktualisht: Gjate vitit 2020 perdorimi i referencave (duke u zhveshur nga mallrat e burses dhe automjetet qe perdoren nga individet) ka qene ne masen 3%.

Ulja e kohes se zhdoganimit, perben nje tjeter celes te suksesit te arritjes se ketyre performancave, pasi kjo ul kostot e biznesit dhe redukton kohen e qendrimit ne zyrat doganore. Konkretisht
Nga 144 min/deklarate qe ka qene mesatarja e perpunimit te deklarateve ne vitin 2018, tashme kjo shifer eshte reduktuar ne 99 min/deklarate, pra eshte reduktuar me 31%.

Ne kuader te Integrimi drejt BE dhe bashkepunimit me nderkombetaret, Dogana Shqiptare merr pjese active ne veprimtarite rajonale, evropiane e me gjere. Gjithashtu ne kuader te luftes kunder trafiqeve ajo merr pjese ne operacione te perbashketa me OBD, Interpol, Europol.

Ne bashkepunimin me anetaret e Dhomes Amerikane te Tregetise, Dogana Shqipetare ka nje histori te gjate te bashkepunimit te frutshem. Sigurisht nuk kemi realizuar gjithcka, por zyrat tona, konkretisht une dhe gjithe stafi im, jemi te hapur dhe ne dispozicionin tuaj per cdo nevoje! Mirëpresim dhe do të trajtojmë me seriozitetin maksimal çdo sugjerim tuajin për përmiresim brenda kuadrit ligjor dhe detyrave që ligji i ngarkon administratës doganore.

Këtu sëbashku me mua është dhe stafi drejtues teknik i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me qëllim sqarimin teknik të cdo problematike të ngrituar apo që mund të dalë gjatë diskutimeve.

Faleminderit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb