Në fjalën e tij në “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, Presidenti Ilir Meta, theksoi nevojën që kanë qytetarët për të vepruar më shpejt dhe me efikasitet në këtë drejtim.

Ai tha që institucionet duhet të rrisin vigjilencën dhe të parandalojnë trafiqet e qenieve njerëzore, që në Ballkan sipas tij janë ende në nivele të larta. Meta bëri thirrje që viktimat e trafiqeve të trajtohen si qenie njerëzore, e jo si burim provash.

“Një pjesë e konsiderueshme e viktimave të identifikuar janë qytetarë nga Rajoni ynë. Një sërë masash të marra prej vitesh, por trafiku i fëmijëve është ende i konsiderueshëm. Pandemia e COVID-19 i bëri më të ekspozuar fëmijët nga trafikimi. Masat duhet të integrohen në sistemin e fëmijëve, duke bashkuar shërbimet sociale dhe arsimore. Lufta kundër trafikimit duhet të bazohet në parandalimin e fenomenit. Në këtë situatë duhet të rrisim bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet autoriteteve si dhe bashkëpunimin rajonal.

Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Sy nimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha. Personat në nevojë të dëshpëruar për punë, ata që bien lehtë pre e trafikimit. Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penale të trafikimit. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex.

Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel global. Dua të shpreh mirënjohje për institucionet, bashkive fetare dhe organizatave jo qeveritare që kanë ushtruar dhe ushtrojnë veprimtarinë në veprat e trafikimit.

Mbrojtja e jetës është një mision që na përket të gjithëve. Ashtu siç ka thënë dhe Nënë Tereza: Kush shpëton një jetë, shpëton një botë të tërë”, u shpreh kreu i shtetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb