Përdoruesit e medias dixhitale shpenzojnë më shumë kohë online sesa duke fjetur dhe gjysma e tyre beson se cilësia e jetës së tyre është përmirësuar.

Ky ishte konkluzion i raportit “Formësimi i Implikimeve të së Ardhmes së Shoqërisë nga Media Dixhitale” prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror i cili po mbahet në Davos në datat 20-23 Janar. 21 % e të anketuarve shpenzonin të paktën 3 orë në ditë duke komunikuar online.

Hulumtimi është i bazuar në të dhënat e 5,000 të anketuarve në Brazil, Kinë, Gjermani, Afrikë të Jugut dhe SHBA. Qasja në median dixhitale dominohet në 70 % të rasteve nga kompjuterat desktop dhe laptop dhe vetëm 30 % nga paisjet mobile siç janë telefonët dhe tabletët.

Më shumë se 7 orë shpenzohen online nga individët e moshave 15-35 vjeç dhe një pjesë e madhe tyre beson se ruajtja e marrëdhënieve të ngushta me miqtë përmes rrjeteve sociale është diçka pozitive që i ndihmon të punojnë apo të ndërtojnë komunikime profesionale me kolegë pse jo dhe të huaj.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, media dixhitale në ekspansion po lë në hije atë tradicionale e cila po ndiqet në mënyrë pasive. Falë medias dixhitale tashmë përdoruesit kanë mundësi jo vetëm të konsumojmë përmbajtje por edhe të kontribojnë në krijimin apo sponsorizimin e tyre.

Një tjetër indikator mjaft interesant është qasja e përdoruesve të medias dixhitale nga përmbajtjeve me pagesë ku vetëm në 34 % të rasteve janë të prirur të shpenzojnë për një shërbim të tillë.

(d.d/Pcw/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb