TIRANE– Ka nisur punimet paneli i dytë në Forumin Ekonomik të Vjenës që p zhvillohet në Tiranë me temë “Bridging the gap betëeen the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity”, me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare dhe fushës së ekonomisë.

Duke u ndalur tek situata në rajon dhe zhvillimet D’Alema tha se “Nuk është koha e duhur për një zgjerim të mëtejshëm. Por Ballkani duhet të jetë i përfshirë në BE, si një pjesë e rëndësishme e Europës. Duhet të rigjallërohet kontinenti, dhe për këtë BE-së i duhen energji të reja. Integrimi i vendeve dinamike do të përpjekje për zhvillimin e mëtejshëm. Ballkani ka qenë dhe do të vijojë të jenë në qendër të traditave ekonomike e lidhjeve përtej detit Adriatik. Konsolidimi i institucioneve, siguria, stabiliteti, dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Italia ka interes për përfundimin e Korridorit 8”.

D’Alema më tej theksoi se Shqipëria, por edhe vendet e tjera duhet të ndjekin shembullin e Kroacisë, dhe të zhvillojnë turizmin. Pikërisht prej turizmit, Kroacia u bë e njohur, tha ai më tej.

“Duhet të punoni së bashku me Kroacinë, ti ofrojmë më shumë mundësi turizmit evropian. Turizmi për shumë evropianë ka qenë çelësi për të kuptuar dhe besuar. Një ndër arsyet pse u integrua ishte se për shumë gjermanë dhe italianë Kroacia ishte një vend që e njihnin falë turizmit. Ndiqni shembullin e saj”.

Ai tha më tej se sfidë për rajonin por edhe për Europën mbetet sot bashkëjetesa mes popujve me besime të ndryshme fetare. “Problemi i rajonit është që katolikë e myslimanë të jetojnë sëbashku nën besime të ndryshme fetare, njerëz të ndryshëm, kultura të ndryshme. Është sfida e madhe për Europën, për BE gjithashtu. Përvoja e rajonit mund të ofrojë një sfidë të jetosh, të bashkëjetosh së bashku, nuk është problem ballkanik është çështje dhe sfidë evropiane”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, u ndal tek rëndësia e bashkëpunimit me vendet e rajonin për rritjen e investimeve dhe të projekteve infrastrukturore, në fokus të zhvillimit ekonomik. Ndërsa shtroi idenë e një tregu të unifikuar rajonal, Ahmetaj tha se duhet të përdoren mekanizmat e duhur për të patur rezultatet e dëshiruara.

“Kemi nevojë për një treg të unifikuar rajonal, dhe ne duam ta bëjmë rajonin një treg të tillë. Me rëndësi është që të përdoren mekanizmat dhe instrumentet e duhura”, tha ministri Ahmetaj.

Forumi Ekonomik zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së. Ai I çeli punimet pasditen e djeshme. Të pranishëm ishin kryeministri Rama dhe Presidenti i ‘Vienna Economic Forum’, Erhard Busek. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Busek theksoi se Ballkani nuk është më fuçia e barutit për Europën, dhe se rajoni po bën hapa para. Kurse kryeministri Rama theksoi se popujt e Ballkanit i bashkon ëndrra për integrimin në BE.

Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Pjesëmarrjen në këtë aktivitet e konfirmuankryeministrat e 7 vendeve, Shqipërisë, Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, e Maqedonisë e Kroacisë. Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

(el.sp/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb