TIRANË-Nisi sot në Pallatin e Brigadave, Forumi Rajonal Ekonomik i Vjenës, i cili zhvillohet në kuadër të përmbylljes së kryesimit nga Shqipëria të presidencës së SEECP-së. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se në ditën e dytë të punimeve të Forumit, që nisin të enjten në 09:15, paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, me temën “From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans”.

Pas tij e mori fjalën Presidenti i ‘Vienna Economic Forum’,  Erhard Busek. Ky i fundit theksoi se rajoni ka ecur para.

“Në emër të Forumit Ekonomik të Vjenës jo vetëm jam i kënaqur që gjendem këtu. Forumi Ekonomik i Vjenës ka një kohë të gjatë që punon për përmirësimin e ekonomik të rajonit. I kam kushtuar një pjesë të rëndësishme të jetës time Europës Juglindore. Besoj se jam një tifoz i Europës Juglindore. Unë mendoj se është më shumë një detyrim tju them se gjërat po ecin para. Ky është mesazh për jashtë që ky rajon po ecën para. Më vjen në maj të hundës kur komentojnë se sa keq gjërat janë. Nuk është e justifikueshme që të kritikohet rajoni. Pas një kohe të gjatë ka pasur një përmirësim. Europianët duhet të jenë mirënjohës për këtë duke qenë se stabiliteti i rajonit është kusht për stabilitetin e Mesdheut dhe më gjerë. Europa juglindore është më stabël.”- u shpreh  Busek.

Më tej ai theksoi se takimi mes dy kryeministrave Rama dhe Vuçiç ëhstë parakusht për të diskutuar atë çka do bbëhet në të ardhmen.“Duam të kontribojmë jo vetëm të rrisim vëmendjen në rajon. Është kontribut për rëndësinë e  fushave të ndryshme. Takimi tjetër do jetë në Vjenë në 27-28 gusht. Mendoj se gjërat po ecin para sidomos në infrastrukturë por jo vetëm. Kryeministri është gjithashtu në favor të shkëmbimeve në rajon.”- u shpreh Busek.
rama ne forumin ekonomik
RAMA: TË PARËT TANË NUK ISHIN DJAJ, AS NE S’JEMI ENGJËJ, NA BASHKON ËNDRRA PËR INTEGRIMIN NË BE
Kryeministri Edi Rama theksoi se rajoni që dikur identifikohej si fuçia e barutit të Evropës sot ka hapur një kapitull të ri. Ai e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm për ecurinë e marrëdhënieve në të ardhmen. Rama theksoi se popujt e Ballkanit sot i bashkon ëndrra për tu integruar në Bashkimin Europian.

“Vërtet është një nder i madh për ne që ju jeni këtu të pranishëm dhe një privilegj që ne kemi mundësinë të shfrytëzojmë eksperiencën dhe kontributin tuaj. Mbi të gjitha ne kemi nevojë për dije për të thelluar njohjen dhe për të rritur cilësisht ndërveprimin përmes dijes. Sot është kryeministri Vuçiç i cili erdhi për ndeshjen e kthimit në vizitën dypalëshe por edhe për të qenë nesër i pranishëm në eventin tonë. Vjet për herë të parë në fundin e gushtit ne të gjithë sëbashku si kryeministra të një territori, që është identifikuar në sytë e të gjithëve si territor lufte, fuçia e barutit të Evropës,u takuam jo për të kontestuar kufijtë por për të folur për të ardhmen. Fal vizionit dhe ftesës së Kancelares Merkel ne çelëm një kapitull të ri. Padyshim ajo që tha doktor Busek është jo vetëm e vërtetë por është edhe shqetësimi ynë. I

shte historike, e jashtëzakonshme, e paparë që kryeministrat e këtij rajoni të ishin sëbashku në një fotografi familjare por nuk do jetë më pas historike as e paparë. Të mblidhemi dhe të konstatojmë çfarë progresi është bërë në një vit dhe me çfarë ritmi ka ecur ky proces dhe ku mund të shkojmë nëse ky është ritmi që ne mund të mbajmë. Kjo është po njësoj edhe për takimin me kryeministrin e Serbisë. Jam i bindur që kur të takohemi për herën e tretë nuk do ketë asnjë vëmendje të veçantë. Ky është progres i madh por i pa mjaftueshëm për popujt tanë që i shohin këto takime për të parë më tutje realizime konkrete. Nuk kemi mundur të ulemi bashkë në një hapësirë të re paqeje sepse jemi kthyer në engjëj dhe paraardhësit tanë që kanë luftuar ishin djaj. Ne jemi po ata por po drejtojmë popujt tanë në një fazës të historisë, kur popujt tanë janë identifikuar me Europën me ëndrrën për tu bërë pjesë e BE. Nëse në rajonin tonë ku 100 vjet para takimit në kancelerinë gjermane me Merkel filloi lufta e parë botërore dhe vitet shkuan vetëm përmes luftrave. sot kryeministri i Serbisë është i pari vizitor i këtij rangu që shkel Shqipërinë.”- u shpreh Rama.

FORUMI EKONOMIK I VJENES
Forumi Ekonomik, ka bashkuar në një tryezë kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës edhe Malit të Zi. Kryeministri i Maqedonise ka shture ardhjen ne Tirane per ditene neserme per shkak te nje angazhimi ne vendine tij. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Puneve te Jashtme te Maqedonise.

Në ditën e dytë të punimeve të Forumit, që nisin të enjten në 09:15, paneli i parë është paneli politik i kryeministrave të rajonit, me temën “From Berlin to Vienna: Bringing back geopolitical certainty to the Western Balkans”.

Në orën 11:30 nis punimet paneli i dytë, që është paneli ekonomik me temë “Bridging the gap between the EU and the region, innovative strategies to attract FDI through connectivity”, me pjesëmarrjen e ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe figurave të njohura të politikës ndërkombëtare dhe fushës së ekonomisë.

Forumi Ekonomik i Vjenës është themeluar në vitin 2004 si një platformë për promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të Adriatikut dhe Detit të Zi. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryeministrat e 7 vendeve, Shqipërisë, Moldavisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, e Maqedonisë e Kroacisë. Projekte me karakter zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve të Ballkanit do të diskutohen në Forumin Ekonomik të Vjenës në Tiranë. Anëtare të këtij forumi janë Shqipëria, Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovenia, Turqia dhe Ukraina.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: