Në Forumin e Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal,  kryeministri Edi Rama deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjeve në Samitin ‘OpenBalkan’ do të ndryshojë ndërveprimin mes vendeve.

“Do të kërkoja që nga sot të çelni një treg të përbashkët bashkëpunimit me synim shkëmbimin e studentëve dhe përfshirjen e sektorit të bujqësisë”, tha Rama

Nënshkrimi  i marrëveshjeve , u shpreh kryeministri do të ndihmojë në rritjen e sektorit të bujqësisë.

“Bujqësia është jetike për ekonomitë tona dhe ne po bëjmë më të mirën këtu në Shqipëri për të mbështetur jo vetëm rritjen e sektorit por edhe sofistikimi e tij, duke futur teknologji të reja. Së dyti në Samitin e Beogradit një muaj më parë, i kërkuam BE të eksplorojë mënyrë me të cilat mund të ndihmojë vendet tona, por për të përgatitur këtë hap duhet t’u ofrojmë lehtësira fermerëve. ne besojmë që bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në këtë fazë dhe për këtë arsye ministrat janë bashkuar në këtë bashkëbisedim me ne. Unë jam i kënaqur qe kemi nënshkruar marrëveshje në këtë sektor pasi jemi përballur për vite me radhe me fajësime nga njerëzit e këtij sektori që tregtojnë midis vendeve tona. këto marrëveshje do të ndryshojnë natyrën e ndërveprimit mes vendeve pasi ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve në këtë sektor shumë të vështirë kur përpiqen të kalojnë kufijtë me vendeve tona. Jam i sigurt që kjo nuk tingëllon teknike për këtë grup që është këtu… Pasi këto marrëveshje praktikisht trajtojnë çështje thelbësore të veprimtarisë ndërkufitare,. Jam i sigurt që sot numri i njerëzve , kompanive që shkojnë nga Shqipëria në RMV apo Serbi për të eksportuar produkte do të jenë të lumtur sepse për ta tashmë rruga është e hapur dhe tërësisht një veprimtari pa kufi. Një arritje kjo e jashtëzakonshme, nëse marrim parasysh që për kaq shumë vjet , kjo platformë jetike për ta nuk u ndërtua, sot ne praktikisht e themeluam atë me nënshkrimin tonë dhe nga janari do të shohin përfitimet”, tha Rama.

MARRËVESHJET E MIRATUARA:
1. Marrëveshja për kushtet për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
2. Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe ushqimore për kafshë dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
4. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).
5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – siguri dhe siguri (AEOS).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb