Mira Bregu, OKB, Gjenevë

Forumi Global i Refugjatëve mori mbi 770 premtime në mbështetje të refugjatëve dhe vendet pritëse, si arsimim dhe punësim.

Forumi i parë Global për Refugjatët përfundoi me zotime për përfshirje në arsimin dhe punësimin e refugjatëve. Pas tre ditësh në Pallatin e Kombeve-Gjenevë, takimet e nivelit të lartë me krerët e qeverive, organizatave ndërkombëtare financiare, udhëheqësve të biznesit, aktorëve humanitarë, përfaqësuesve të shoqërisë civile, siguruan angazhime thelbësore në mbështetje të refugjatëve dhe komuniteteve në të cilat ata jetojnë.

Img 1968
Img 1968

Ky Forumi i parë Global për refugjatët nënvizoi që në fillim të takimeve, rëndësinë e mbrojtjes së refugjatëve, respektimin e të drejtave të tyre, si dhe përmes thirrjeve të liderëve ndërkombëtar- të transformojë mënyrën se si bota t’i përgjigjet situatave të refugjatëve për përfshirje në mbështetje të sigurta dhe afatgjata.

“Ne nuk mund të lejojmë të braktisen refugjatët deri në pashpresë dhe as vendet pritëse të mbajnë të vetme përgjegjësitë e tyre”, theksoi në hapjen e seancës plenare Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.

E pritur nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) dhe Zvicra- me bashkë kryesi nga Kosta Rika, Etiopia, Gjermania, Pakistani dhe Turqia- Forumi mori që ditën e dytë të punimeve, gati 770 premtime nga një spektër i gjerë delegatësh, ku morën pjesë rreth 3000 pjesëmarrës, përfshirë refugjatët dhe 750 delegacione.

Këto premtime ishin në fusha punësimi, deri në vende shkollash për fëmijë refugjatë, politika të reja qeveritare, zgjidhje për zhvendosje, energji e pastër, infrastrukturë dhe mbështetje më të mirë për komunitetet dhe vendet pritëse.

Mbështetja thelbësore erdhi nga qeveritë, shoqëria civile, grupet e refugjatëve, shoqatat sportive, grupet e besimit dhe sektori privat, partneritetet të cilat ishin thelbësore për rezultate të suksesshme për refugjatët dhe shpesh për vendet pritëse në mungesë të ardhurash.

Okb
Okb

Premtime të mëtejshme priten në të ardhmen e afërt, ku një tjetër takim për marrjen e aksioneve do të ndodhë brenda dy viteve.

“Mbështetja publike për azilin është zbehur vitet e fundit. Në shumë raste, komunitetet që presin refugjatët janë ndjerë të mbingarkuar ose të harruar”, tha Komisioneri i Lartë i OKB, Filippo Grandi. “Por situatat e refugjatëve janë “kriza” vetëm kur i lëmë të bëhen të tilla, duke menduar në afat të shkurtër, duke mos planifikuar ose punuar së bashku midis sektorëve dhe duke lënë pas dore komunitetet në të cilat mbërrijnë. Në këtë Forum, ne kemi parë një ndryshim vendimtar drejt shikimit afatgjatë”.

Sipas UNHCR-së ka pasur dhe premtime të mëdha financiare:
Mbi 4.7 miliardë dollarë amerikanë u zotuan nga Grupi i Bankës Botërore dhe nga Banka Ndër-Amerikane e Zhvillimit, shuma prej 1 miliardë dollarësh.
Për më tepër, një gamë e gjerë shtetesh dhe palësh të tjera të interesuara premtuan mbështetje financiare për refugjatët dhe komunitetet e tyre pritëse prej mbi 2 miliardë dollarë amerikanë.

Këto synojnë forcimin e ndjeshëm të mbështetjes për përfshirje dhe nevojat për zhvillim afatgjatë në komunitetet pritëse – njohje, ku për shumicën e 25.9 milion refugjatëve në të gjithë botën, mërgimi zgjat vite apo edhe dekada.

“Vendet e pasura duhet të bëjnë më shumë për të lehtësuar barrën e kombeve që janë duke pritur një numër të madh refugjatësh”, theksoi para mediave SGj i OKB Guterres, gjatë konferencës për shtyp, së bashku me Komisionerin e Lartë për Refugjatët, Filippo Grandi. “Ne nuk mund të kemi një koncept të ndarjes së barrës bazuar në idenë që vendet në zhvillim i mbajnë refugjatët dhe vendet e zhvilluara i mbështesin financiarisht”.

-Midis shteteve që premtoi mbështetje me shembullin e saj ishte dhe Zvicra, me përfaqësues shefin e Departamentit të Punëve të Jashtme në Këshillin Federal Zviceran – Ignazio Cassis. Në fjalën e tij të mirëseardhjes për gjithë delegatët në Gjenevën depozituese të Konventave që mbrojnë civilët, të plagosurit dhe ushtrinë gjatë kohës së luftës dhe që shënoi lindjen e ligjit humanitar ndërkombëtar 70 vite më parë, si dhe 100 vjetët e multilateralizmit modern, të lindur me Lidhjen e Kombeve tha se “Zvicra është e gatshme të japë kontributin e saj”.

Si partner që merr përgjegjësitë e tij në skenën ndërkombëtare dhe që mbështet vendet e pritjes së parë;- si një vend për të cilin mbrojtja dhe integrimi i viktimave të përndjekjes janë pjesë e një tradite të gjatë humanitare; dhe së fundi në cilësinë e tij si Shtet pritëse, Zvicra ka përcaktuar tre fusha prioritare:
1. në mbrojtja e personave të zhvendosur.

2. promovimi i autonomisë dhe integrimit ‬të refugjatëve në ‬vendet pritës dhe 3. Parandalimi.
Më tej shefi i DPJ Ignazio Cassis tha se: “Mbrojtja e refugjatëve ka një traditë shumë të gjatë në Zvicër. Sistemi ynë i ri i azilit synon të sigurojë mbrojtje më të mirë, të shpejtojë procedurat dhe t’i bëjë ato më efikase, duke respektuar sundimin e ligjit. Ne u garantojmë azilkërkuesve këshilla falas dhe përfaqësim ligjor që nga fillimi i procedurës. Populli Zviceran, me votim popullor, e gjykoi këtë thelbësore për një politikë të besueshme azili”.

Sektori privat bëri angazhimin më të gjerë të premtimeve ndonjëherë për të zhvendosurit me forcë. Sigurimi i mundësive për punësim për refugjatët ka parë gjithashtu një mbështetje të fortë – thelbësore për lejimin e refugjatëve të rifitojnë dinjitetin dhe t’u kthehen komuniteteve ku jetojnë. Përveç premtimeve humanitare dhe zhvillimore, më shumë se 250 milion dollarë amerikanë u zotuan nga grupet e biznesit. Të paktën 15,000 vende pune do të jenë në dispozicion të refugjatëve përmes këtyre nismave. Do të ketë gjithashtu rreth 125,000 orë në vit të këshillimit ligjor pro bono.

Forumi kishte gjashtë fushat kryesore në fokus: -Arsimi, puna, energjia dhe infrastruktura, përgjegjësia e përbashkët, mbrojtja, zgjidhjet si dhe rivendosja. Shumë premtime janë bërë në fushat e mbrojtjes dhe arsimit. Të parat që përfshijnë në shumë raste ndryshime në mjediset ligjore dhe të politikave për të promovuar gjithëpërfshirjen, dhe këto të fundit duke krijuar vende potencialisht që më shumë fëmijë refugjatë të shkojnë në shkollë dhe të përmirësojnë perspektivat e tyre të jetës.

Çështja se si të krijohen kushte më të mira për kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve ka qenë gjithashtu një temë kryesore. Ka pasur angazhime nga një numër vendesh-origjinë në lidhje me kthimin vullnetar dhe riintegrimin e refugjatëve dhe komuniteteve të tjera të shpërngulura.

Forumi është një element kryesor i Kompaktit të ri Global mbi Refugjatët që u afirmua nga shtetet anëtare të OKB në New York në Dhjetor 2018.
Në thirrjen e tij për veprim të përbashkët, Z. Guterres tha se “Kompakti Global për Refugjatët është arritja jonë kolektive dhe përgjegjësia jonë kolektive”.

Ndërsa Filippo Grandi u shpreh: “Me Kompaktin Global për Refugjatët, ne kemi një plan praktik të rrënjosur në parime dhe vlera. Ne kemi një model për veprim ndërkombëtar, i bazuar jo në kultivimin e frikës, por në ofrimin e zgjidhjeve parimore dhe të mundshme. Për shekuj, përvojat e mërgimit dhe traditat e strehimit kanë qenë pjesë e trashëgimisë kolektive njerëzore. Dhe tani, solidariteti ka një plan të ri – që rigjen traditat e vjetra të mikpritjes. Gjatë dy ditëve të Forumit, ne do e marrim atë plan dhe do t’i japim asaj përmbajtje dhe kuptim.

Miliona refugjatë janë të dobishëm dhe ne i themi Faleminderit që jeni pjesë e këtij udhëtimi!”
Kompakti Global synon të sigurojë një bazë për ndarje më të parashikueshme dhe të përgjegjshme të përgjegjësisë, duke pranuar se një zgjidhje e qëndrueshme për situatat e refugjatëve nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin ndërkombëtar.

Global Compact bën thirrje për një numër marrëveshjesh, si në nivelin global, ashtu edhe në atë kombëtar, për të përkthyer parimin e solidaritetit ndërkombëtar në veprim konkret.

Kryesor midis këtyre veprimeve është organizimi i një Forumi Global për Refugjatët.
Forumi Global i Refugjatëve do të mbahet çdo katër vjet në nivelin ministror, si një mundësi për Shtetet Anëtare të KB dhe aktorët e tjerë të interesuar për të njoftuar kontribute konkrete dhe premtime për objektivat e Compact Global, domethënë për:

1) lehtësimin e presioneve mbi vendet pritëse,
2) forcojë vetëbesimin e refugjatëve,
3) të zgjerojë qasjen në zgjidhjet e vendeve të treta, dhe
4) kushtet e mbështetjes në vendet e origjinës për kthim të sigurt dhe dinjitet.
Sipas Kompaktit, Forumi i ardhshëm Globale i Refugjatëve është planifikuar të zhvillohen në fund të vitit 2023.
Aktivitete përkrah Forumit të Refugjatëve
Gjatë Forumit të parë Global për Refugjatët, krahas takimeve të shumta të Forumit nëpër sallat e Palais des Nation po zhvillohen deri në fund javë një sër aktivitetesh në të gjithë Gjenevën .
Këto aktivitete përfshijnë refugjatë dhe banorë njësoj për të ilustruar rolin jetësor që luajnë qyteti dhe organizatat e shoqërisë civile në mirëpritjen dhe integrimin e refugjatëve dhe të nxjerrin në pah angazhimin e Zvicrës si bashkë-pritës të forumit në sjelljen e frymës së solidaritetit të Global Compact në veprim.

Programi përfshin shumë fusha, që nga krijimi i dekorimeve artizanale në Tregun e Krishtlindjes tek shtëpizat me aksesorëve të krijuar nga duart e refugjatëve e deri tek ndriçim i liqenit (shatërvanit) me ngjyrën Blu – simbolin e Kombeve.

Që tek ushqim popullor në Bains des Pâquis që hap dyert e tij për refugjatët duke u ofruar atyre drekë me rastin e Forumit për një pushim miqësor të drekës. & e deri tek vendosja Flamujve të Forumit Global të Refugjatëve, në Pont du Mont-Blanc, së bashku me flamujt Zvicër dhe Gjenevë, për të nxjerrë në pah përfshirjen e qytetit dhe rolin e Zvicrës si bashkë-pritës të Forumit, duke mbështetur integrimin lokal të refugjatëve dhe parimet humanitare botëror.

Që nga kabinat në Bains des Pâquis, të dekoruara dhe ekspozuar nga artistë dhe studentë refugjatë në bashkëpunim me Universitetin e Gjenevës dhe Hospice général, që nga përvoja e sjellë nga Fondacioni Lego me rastin e Forumit, tregoi histori dhe mbi fuqinë e të mësuarit përmes lojës. Përvoja që u kombinuan me shkrimin, vizatimin dhe ilustrimin e mesazheve të shpresës për miliona fëmijë të zhvendosur me forcë, si dhe & deri tek forumi Universitar.

Një ngjarje kushtuar arsimit të lartë të refugjatëve, si një nga fushat e fokusit të Forumit, me ligjërata përgjatë tre stendave: e para eksploroi këndvështrimin e studentëve refugjatë; e dyta tregoi iniciativat evropiane të studentëve dhe qëndrimi i tretë u përqendrua në angazhimin e shoqërisë civile.

Që nga “Ekspozita e Arteve me Gratë Refugjatë në Place de Neuve dhe Rue du Mont-Blanc18 & deri tek Treni i solidaritetit që udhëtoi nëpër Francë- Gjenevë për të përhapur një mesazh solidariteti dhe përfshirjeje të refugjatëve. Ekspozita e lëvizshme e trenit kishte për qëllim të nxisë veprime rreth çështjes së refugjatëve. Aktivitetet përfshinë vizita në shkollë dhe shkëmbime rreth temës së zhvendosjes së detyruar në çdo stacion ku treni u ndal. Pra një Forum Global që bashkoi e lidhi gjithë shoqërinë në Gjenevën Ndërkombëtar, jo vetëm refugjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb