Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu së bashku me ELN ka organizuar Forumin e Sigurisë në Londër.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ka bërë me dije se pjesë e Forumit kanë qenë zyrtarë të lartë, që nga ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, deputetë nga vendet ballkanike dhe ish=- ministri i Mbrojtjes së Britanisë dhe ish ambasadori britanik në Kombet e Bashkuara dhe BE.

Mediu ka deklaruar se temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet pas agresionit Rus në Ukrainë dhe ndikimet negative të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të organizoja bashkë me ELN, në House of Lords, Londër Forumin e Sigurisë

Përfaqësues të Parlamentit Britanik: Lord George Robertson ish- Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Lord Des Browne ish-Ministri Mbrojtjes, Lord David Haney Ish-Ambasador i UK në UN dhe BE, deputeti Mark Pritchard dhe Bob Scot së bashku me deputetë nga Ballkani: Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Kroacia etj, diskutuan për zhvillimet pas agresionit Rus në Ukrainë dhe ndikimet negative të Rusisë dhe Kinës në rajon.

-Në takim ishim së bashku me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Dhurata Cupi, Damjan Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Lavdërim Krashi.

-Lord Robertson ishte folësi kryesor gjatë darkës së shtruar nga ELN(European Leadership Netëork).

-Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, efektet e saj në Europën Juglindore, vecanërisht në Ballkan

-Thyerja e sanksioneve dhe armatimi i Serbisë

-Problemet në Bosnje Hercegovinë , ndarja e Republika Sërbska

-Frenimi i dialogut dhe mosnjohja e Kosovës nga Serbia si cënim i stabilitetit te rajonit

-Problemet me zgjatjen e procesit të integrimit Europian dhe mungesa e një prespektive të qartë Europiane

-Problemet me korrupsionin dhe keqqeverisjen

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: