Forumi Kombëtar mbi ndryshimet klimatike në Shqipëri diskutoi mbi emergjencën klimatike dhe cënueshmërinë e vendit, shkallën e përgatitjes për tu përballuar dhe përshtatur me pasojat e një klime në ndryshim. Aktivistët e shoqërisë civile mjedisore thonë se çështjet e klimës ende mbeten të paintegruara në të gjithë sektorët dhe politikat zhvillimore të vendit edhe pse janë të përfshira në dokumentet strategjikë

Prof. Petrit Zorba, drejtor i institutit të gjeoshkencës thotë se rritja e temperaturës me +1.09 gradë celsius paraqitet si kërcënim për Shqipërinë vogla si Shqipëria, ku me rritjen e frekuencës së ngjarjeve ekstreme të motit si përmbytjet, thatësira e tejzgjatur, valët e të nxehtit dhe zjarret në pyje.

Skenarët që parashikojnë uljen e sasisë së reshjeve cenojnë drejtpërdrejtë sigurinë dhe mirëqenien e shqiptarëve sipas prof.Albert Kopali pedagog pranë UBT, kjo do të thotë më pak ushqim në tryezat e popullatës.
Tjetërsimi elementëve natyrorë në qytete detyron shumë qytetarë të ekspozohen kundër dëshirës së tyre, në temperatura më të larta se ato që regjistrojnë qendrat meteorologjike, në zona me përqendrim të lartë të ndotësve në ajër duke rrezikuar shëndetin. Rreth 55% e popullsisë kryesisht e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, vlerësohet të jetë e ekspozuar ndaj rreziqeve që lidhen me klimën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: