Ambasadorja e re greke në Shqipëri, Sophia Philippiddou ka mbajtur një fjalë të shkurtër lidhur në forumin ndërkombëtar online për lumin e Vjosës.

Philippiddou ka theksuar se ka një marrëveshje ekzistuese mes Shqipërisë dhe Greqisë për lumin e Vjosës për një plan të përbashkët në bazë të një kornize ligjore me standardet ndërkombëtare.

Ambasadorja kërkon që Shqipëria të përputhet me këto standarde pasi lumi Vjosë ofron shumë mundësi për zhvillimin e turizmit.

”Faleminderit për këtë eveniment. I nderuar President, anëtarë të parlamentit, qeverisë, zonja dhe zotërinj shumë të mirëpritur për këtë nismë dhe besojmë se kjo është diçka që shkon në direktivat e BE, të punojmë bashkë. Nga ana greke, dhe jemi në proces sipër për të update-uar për një plan të përbashkët në bazë të një kornize ligjore, do shohim si do ecim përpara, dhe si do procedojmë. Ofron shumë mundësi, në ëprgjithësi ka një kornizë ligjore, në bazë edhe të standardeve ndërkombëtarë po ndjekim direktivat e duhura. Shqipëria duhet të përputhet me këto standarde, të jgitha në bazë të kornizës ligjore. Ka një marrëveshje mes Shqipërisë e Greqisë për një kornizë. Është një komitet që është mbledhur disa herë, të shohim si do ecim me këtë iniciativë.

E dimë që kjo shkon përtej, ka hapësirë për zhvillime të qëndrueshme sa i përket turizmit dhe zhvillimit të tij. Është zhvilluar një platformë që mbledh bashkë biznesmenë, shoqërinë civile, autoritetet lokale. Platformë e përbashkët që do na bëjë bashkë dhe dua të ritheksoj se mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë.”- tha Philippiddou.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb