Në një reagim të bërë së fundi në Facebook, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka sqaruar se prej ditësh ajo që po kërkojnë është transparencë për bordin që do administrojë Butrintin, dhe jo denoncimin për shitjen e këtij Parku Kombëtar.

Po ashtu, një tjetër pyetje që i drejtohet ministres Elva Margariti është se përse nuk ekziston më bordi i krijuar në Korrik 1998, ku me një vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Butrinti kaloi në varësinë e drejtpërdrejt të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Reagimi i plotë:

Dy pyetje per ministren Margariti
Ne vazhden e postimeve te ministres mbi ceshtjen Butrintit, duhet te sqarohet publiku se askush nga specialistet qe po kundershtojne menyren se si Ministria e Kultures po kerkon te jape nje prej pasurive me te rendesishme te trashegimise nuk ka denoncuar shitjen e tij.
Ajo qe po perseritet prej dy vitesh eshte fakti qe Butrinti po i jepet ne menaxhim nje fondacioni te krijuar nga znj.Margariti dhe presidentet e AADF z.Sarapuli dhe z. Mata, juristja Flonja Tashko dhe arkeologu britanik Richard Hodges.
A mund te thote ministrja e kultures cila eshte CV e ketij bordi qe do administroje Butrintin ne fushen e trashegimise ?
Se dyti, në Korrik 1998, me një vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Butrinti kaloi në varësinë e drejtpërdrejt të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Krijohet Bordi i Butrintit me kryetar bordi vet Ministrin e Kulturës, si dhe Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Qytetit Antik të Butrintit (VKM nr. 450, 1 Korrik 1998).
Anetare te bordit ishin Instituti i Arkeologjise, Instituti i Monumenteve, agjencia e Mjedisit, pushteti vendor dhe zyra e UNESCO. Perse ky bord nuk ekziston me? A ka arsye qe ministria e ka mbyllur kete bord? Bazuar ne cilen VKM ky bord ka pushuar se ekzistuari?
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb