Forumi Rinor i Partisë Agrare Ambientaliste përmes një deklarate për mediat ka ngritur shqetësimin e të rinjve që largohen për të studiuar nga vendi dhe nuk dëshirojnë të kthehen më.

Në njoftim thuhet se nga sipas Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Sociale, që ka përpunuar të dhënat e UNESCO-s, Shqipëria zë vendin e dytë në Europën Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan pas Malit të Zi, për numrin e studentëve që studiojnë jashtë, në raport me popullsinë.

Ndër të tjera të rinjtë e PAA nënvizojnë se të dhënat janë si rezultat i keqqeverisjes në këto 8 vite

Njoftimi i plotë i Forumit Rinor PAA:

“Çfarë të ardhme ka një vend që nuk kujdeset për të rinjtë e tij? Çfarë të ardhme ka një qeveri që i detyron të rinjtë të largohen në masë nga Shqipëria??

Kjo është ajo që del nga raporti i fundit ku çdo vit, afro 10% e numrit të studentëve, sipas autoriteteve zyrtare zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. PAA e sheh me shqetësim këtë fenomen, bazuar në disa sondazhe që thonë se 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen.

Shqipëria sipas Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Sociale, që ka përpunuar të dhënat e UNESCO-s zë vendin e dytë në Europën Qëndrore dhe Lindore, dhe në Ballkan pas Malit të Zi, për numrin e studentëve që studiojnë jashtë në raport me popullsinë, edhe pse ka të ardhurat më të ulta për frymë në Europë sipas Eurostatit.

Kjo bën edhe një fotografi tjetër të rrënojave të një krize që ka goditur dhe vazhdon të prekë veçanërisht të rinjtë, të detyruar të kërkojnë fatin e tyre diku tjetër.

Tabloja është edhe më e zymtë, nëse është e vërtetë që ndërsa dikur emigrantët ishin kryesisht nga mosha 25 vjeç, sot kriza ka goditur pothuajse edhe fëmijët relativisht të vegjël dhe brenda logjikës së “Tirana e konsideruar si motori ekonomik i vendit sikundër edhe qytetet e tjera me potencial të lartë ekonomik, sot qajnë nga pamundësia për ti rikthyer në vendin e pashpresë si rezultat i keq-qeverisjes në 8 vite.

Dëshmi e gjallë është se si situata e punësimit në sistemin e vendit zbutet gjithnjë e më shumë.

Kjo hemoragji e të rinjve ka kosto të larta, përfshirë ato ekonomike.

PAA i bën thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin ti bashkohen kauzës tonë të gjelbër që të bashkuar të sjellim ndryshimin dhe tunelit të errët të qeverisë Rama ti japim ne si aleanca për ndryshim shpresën e munguar në 8 vite”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb