TIRANE- Edicioni i 4-t i Expo-Forumit Ndërkombëtar “Smart Ballkan Forum” është mbajtur sot në Tiranë. Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, gjatë fjalës së tij u ndal tek projektet kryesore që parashikohet të zbatohen në vend, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Duke u shprehur se shërbimi “smart” u vjen në ndihmë qytetarëve, Çela tha se pas tij po punohet për një tjetër projekt për kontrollin online të shërbimeve.

“Shërbimi “Smart” është për qytetarët. Do të vendosen kioska për informim të konsumatorit. Një projekt i rëndësishëm është edhe vendosja e matësve elektronikë. Ne po punojmë për kartë me parapagesë për energjinë. Ndërsa tjetër projekt për kontrollin on-line është “Scada”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe zv.ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, i cili tha se qeveria e mbështeti sektorin e energjisë me të gjitha forcat për t’i dhënë një impuls pozitiv, për të siguruar energjinë elektrike për të gjithë konsumatorë, dhe për të rindërtuar sistemin.

“Për këtë arsye ne 2014 kemi një Plan të Rimëkëmbjes Financiare ku thelbi është që të gjitha ndërmarrjet të fillojnë të dalin mbi ujë, të jenë pra të afta për të gjeneruar të ardhurat që duhen për të kryer aktivitetin dhe jetuar në treg.

Në këto dy vite kemi rritur ndjeshëm nivelin e të ardhurave dhe kemi reduktuar edhe nivelin e konsumit në vend duke ulur ndjeshëm nivelin e humbjeve. Lëvizjet kanë qenë strukturore por edhe taktike. Ne gjetëm në shpërndarje një model tarifor me 13 tarifa sektorale. Këtu nuk kishte ndonjë analizë që të lidhej me koston pse ishte shtrenjtë për njërin apo lirë për tjetrin. Në fakt, nga të gjitha studimet që bëmë rezultoi se nuk kishte asnjë lidhje të tillë dhe qeveritë në vijimësi kishin marrë vendime në varësi të sektorëve që dëshironin ti stimulonin e që i kishin përparësi.

Ne ndryshuam sistemin tarifor dhe vendosëm si bazë koston duke u lidhur në pikën e aksesit, pra mbi bazën e lidhjes në tension. Kjo solli rezultate shumë pozitive. i vendos operatorët në kushte të barabarta konkurrence, bëri më të lehtë miratimin e tarifave dhe përceptimin nga konsumatorët se përse duhet të ishte ky çmim”, tha Bejtja.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: