Një foshnje ka rënë nga kati i tretë i një banese në Stamboll.

Në një video të regjistruar nga kamerat e sigurisë shikohet teksa foshnja bie në asfalt.

Sipas mediave turke, dadoja i fëmijës Egemen Acer kishte lënë dritaren e dhomës hapur duke e lënë fëmijën pa mbikëqyrje. Foshja ka arritur të ngjitet deri në dritare duke rënë më pas nga 9 metra lartësi.

Fëmija aktualisht është duke luftuar për jetë në qendrën intensive.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb