Një incident është shënuar gjatë protestave në Los Angeles. Një foshnje kishte gëlltitur një monedhë, duke rrezikuar kështu të mbytej. Ndërsa fatmirësisht një polic reagoi shpejt dhe arriti ta shpëtonte atë.

Mamaja e djalit 11-muajsh kishte dalë për të protestuar së bashku me një mikeshën e saj, në momentin kur foshnja filloi të ndihej keq dhe të mos merrte frymë. Duke mos ditur çfarë të bënin, dy gratë vrapojnë për të kërkuar ndihmë.

Fatmirësisht aty pranë u gjend polici Cameron Kisneey, i cili i dha dhe ndihmën e parë fëmijës dhe i zhbllokoi rrugët e frymëmarrjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb