Ky foshnje mund të konsiderohet një “mrekulli” pasi çdo ditë që kalon, po sfidon çdo parashikim të mundshëm të bluzave të bardha, duke i lenë këta të fundit pa fjalë. Historia e tij është padyshim një betejë për jetën. Pikërisht sot, kur askush nuk e besonte se do të jetonte, ka mbushur tre muaj jetë! Ildis është fëmija i parë i çiftit të dy të rinjve nga fshati Dukat i Vlorës. E ëma, Loresa 20 vjeç nuk e përkëdheli dot foshnjën e saj pasi e lindi.

Foshnja e çiftit Naçi lindi me një sëmundje të rrallë, të cilën mjekët e kanë diagnostikuar me anomali në aparatin tretës. Vetëm 12 orë pasi lindi, pa ndier ende ngrohtësinë e trupit të së ëmës, Ildis iu nënshtrua një operacioni tepër të vështirë e të komplikuar në zorrën e trashë, por pa sukses. Por lufta kundër sëmundjes ishte e tmerrshme, pasi bëhej fjalë për një foshnje fare të njomë. Djali vetëm 3-muajsh, i është nënshtruar deri më sot 4 operacioneve në total por pa asnjë rezultat dhe sot dergjet në shtratin e spitalit në Pediatrinë e QSUT-së ku ka 20 ditë me oksigjen. Ditët i ka të numëruara, madje foshnja është duke sfiduar edhe mjekësinë sesi arrin të mbijetojë e të gjej forcat.

Mjekët dolën në përfundim se Ildis nuk kishte shumë ë shanse për të jetuar me ketë komplikacion, prindërve i’u komunikua se duhet të përgatiteshin për më të keqen nëse nuk do të operohej jashtë shtetit në ndonjë spital të specializuar, por ja që i vogli ka shpirt luftarak dhe nuk dorëzohet. Mjekët janë të mendimit se djali urgjentisht duhet t’i nënshtrohej një tjetër operacioni i cili për shkak të komplikancionit nuk mund të realizohet në Shqipëri. Loresa dhe Pano, prindërit e Ildis kanë bërë të pamundurën për të kontaktuar çdo spital pediatrik në Europë duke u dërguar epikrizën për të operuar djalin, por përveç një spitali në Turqi asnjë spital tjetër në Europë nuk e ka marrë përsipër një ndërhyrje të tillë. Shpresë prindërve u ka dhënë vetëm një spital në shtetin turk. Por edhe pse kanë në dorë përgjigjen për ta marrë përsipër këtë ndërhyrje, prindërit nuk kanë paratë. Operacioni kushton 45.000 euro. Të vrarë shpirtërisht, prindërit i thanë gazetarit të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ferit Lika se duhen 45.000 mijë euro që mund të japin shpresë për jetën e djalit.
“Që kur lindi ne e pritëm me gëzim, kur erdhëm këtu unë e pashë djalin me zorrën jashtë u tremba u frikësova. Tani djalin e shikojmë çdo tre orë nuk mund ta shikojmë në atë gjendje që është, nuk e kam mbajtur asnjëherë në krahë mirë, kam frikë se mos i lëndoj plagën, këtu nuk më kanë dhënë shpresë, kemi gjetur një zgjidhje një spital në Turqi. Ai është engjëll i vogël po mundohet të jetojë, u bëj thirrje për ndihmë, reagova shumë keq kur na thanë se djali nuk mund të jetojmë më pa oksigjen”, -thotë e ëma Loresa.

“E sollën djalin në gjendje të rëndë për jetën, 12 orë pas lindjes, por 20 ditë më vonë u përkeqësua, nisi të bllokohej në zorrën e trashë, u detyruan mjekët që ta operonin sërish. Ishte shumë e vështirë, arriti të dilte mirë por dha shenja të para 5 ditë ishte gëzimi ynë, ishte ndërhyrja e tretë, por një ditë para se të dilnim nga spitali u përkeqësua, menduam se ishte diçka e vogël, doli një problem më i rëndë. Mjekët kishin vendosur mos ta operonim më nuk kishte më shpresë për të. Këto tre muaj kam kaluar situata që vetëm ata prindër të vuajtur më besojnë atë situatë, gjëja e parë që mendova është si ka mundësi që i ndodhën ato fëmijës, ato momente ishin një torturë shumë e madhe, pashë fëmijën tim që po shkonte drejt vdekjes, ne e çuam për herë të katërt në sallë ajo pritje 2 orë ishte një tmerr i vërtetë, unë mendova se do ishte hera e fundit që do ta shikoja me frymë. Për këtë ndërhyrje kërkohet një shumë e madhe 45.000 euro, ne nuk dimë si do ta transportojmë në këtë gjendje në banesë jo më në Turqi. Djali është në oksigjen, është rënduar shumë, ai fëmijë nuk po pret më, mjekët na thonë çfarë po prisni më tepër . Çdo herë që ai është futur në atë sallë kam thënë që është hera e fundit për të, ai duhet të kurohet sa më shpejt të jetë e mundur”,-lutet babai i Ildisit.

Ai mund të shpëtohet nëse arrijnë të grumbullohen kaq para. Loresa dhe Pano Naçi jetojnë në fshatin Dukat janë të dy të papunë e pa asnjë të ardhur. Pano 26 vjeç ka punuar tre muaj kamerier, por sot e ka humbur punën, prindërit e Ildisit flenë brenda makinës pranë spitalit pediatrik në QSUT. Nuk kanë mundësi të tjera financiare për të fjetur në një hotel në Tiranë. Sot, ata gjenden në një situatë shumë të vështirë prandaj apelojnë për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, tek kushdo që i thërret humanitetit. Prandaj vendosëm të ndajmë me ju historinë e tyre, me shpresën se dikush do të kontribuojë sadopak për të operuar Ildisin e vogël…Ky vogëlushe dëshiron që të jetojë …ju mund të bëheni pjesë e mrekullisë së tij! “Është një engjëll i pafajshëm që meriton të jetojë, kush jemi ne që duhet t’ja mohojmë atë gjë”,- thotë nëna e tij Loresa me ngashërim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb