KINË- Një fëmijë nga Kina, i cili ishte varrosur i gjallë, u shpëtua pas tetë ditëve të kaluara nën tokë, njoftojnë mediat kineze. Prindërit e lanë fëmijën e lindur në një fshat të largët në provincën jugore Guangxi, ku pas dy ditësh e kishin varrosur të afërmit e tij të cilët kanë besuar se ka vdekur.

Por shiu dhe ajri arritën të depërtojnë në kutinë e varrosur në varr të cekët. Fëmija u zbulua pasi një grua që mblidhte barëra e ka dëgjuar atë duke qarë. “Pesë persona, duke përfshirë tre të afërmit u arrestuan si të dyshuar për vrasje”, ka raportuar televizioni kinez CCTV.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: