Partnerja e Leonardo Bonuccit, Martina Maccari ka bërë një postim tejet emocionues në rrjetet sociale. Ish modelja e njohur zgjedh fjalë zemre për futbollistin e Juventusit dhe e falënderon për gjithçka ka bërë për të gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Jam shumë me fat që kam pranë meje një burrë si ti. E fortë dhe përkëdhelëse. Konkret, por vizionar kur bëhet fjalë për inkurajimin dhe mbështetjen. Faleminderit që ishe pranë meje mbrëmë dhe më dhe frymëmarrje kur kisha nevojë. Ti je i veccantë” – shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Martina Maccari (@martinazoev)

 

Ajo nuk ishte një histori e lindur brenda natës, as dashuri klasike me shikim të parë. Mbrojtësi dhe Maccari kanë kaluar një periudhë të gjatë njohjeje dhe më pas janë martuar në vitin 2011.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb