Sot në Nyon, ekzaktësisht në orën 13:00, është hedhur shorti i “Champions League” për fazën gjysmëfinale të kompeticionit. Dy përballjet janë Bayern Mynchen – Real Madrid dhe Liverpool – Roma.

Në do t’u sjellim disa detaje interesante të këtyre dy përballjeve, të cilat pritet të mbërthejnë para televizorit miliona futbolldashës.

Fakte dhe detaje interesante

David Alaba-lojtar i Bayern Mynchen: “Triller historik në gjysmëfinale”

GettyImages-975331

Në përballjen e fundit në Europë, në vitin 2001 në Kupën e Europës, Liverpool eliminoi Romën me rezultatin e përgjithshëm 2-1, duke kaluar në fazën çerekfinale.

ronaldo

Cristiano Ronaldo ka shënuar 7 gola në 3 ndeshjet e fundit kundër Bayern Mynchen, ndërsa 9 në të gjithë 6 ndeshjet kundër gjermanëve.

marco

Në 11 përballjet me eliminim, me dy ndeshje vajtje dhe ardhje, Real Madrid ka fituar 6 kundër Bayern, ndërsa gjermanët kanë fituar 5 kundër spanjollëve.

Jupp Heynkes-trajner i Bayern: “Unë mund të them se po përballen ‘titanët’, luftë gjigandësh, në kuptimin e mirë të fjalës.”

Bayern Mynchen: “Kush e parashikoi këtë? Bëhuni gati për një superpërballje në Champions League”

John Arne Rise, ish-futbollist që ka luajtur me Liverpool dhe Romën: “Në finale njëri prej ekipeve ku kamë luajtur”

James Milner-kapiten i Liverpool: “Short i vështirë. Roma e tregoi se çfarë mund të bënte kundër Barças. Kjo përballje do të ketë atmosferë të mrekullueshme se në shtëpi ashtu edhe në transfertë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb