LUSHNJË

I veshur me një xhup ngjyrë gri me shirit të zi, me tuta ngjyrë gri dhe një palë atlete të bardha, personi që shihni në foto është zyrtarisht i humbur.

E ka të pamundur të jap të dhëna se nga vjen e ku shkon, pasi mendohet se është shurdh-memec dhe prej datës 25 dhjetor ndodhet në mjediset e Komisariatit të Lushnjes.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “Balkanweb” se është gjetur i pa ushqyer, i ulur në një cep në një nga trotuarët e lagjes “18 Tetori” Lushnje, dhe tashmë është strehuar në këtë Komisariat.

Mendohet që i riu është rreth 30 vjec, por deri më tani askush nuk ka kërkuar ndonjë familjar të humbur.

Publikimi i fotos, ndoshta ndihmon në kthimin në shtëpi të të riut, edhe pse përkohësisht nuk i mungon ushqimi dhe strehimi, pasi personeli i Komisariatit të Lushnjes po kujdeset për të.

Lutet kush e njeh, të interesohet pranë këtij komisariati ose të kontaktoi në numrin 0694110224.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb