Opinioni publik shqiptar u trondit nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, nga ish-bashkëshorti. Në 31 gusht të këtij viti, gjyqtarja 39-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi, pas një dhune të gjatë e të përsëritur në familje, duke lënë pas dy fëmijë të mitur.

Por rreth katër muaj nga ngjarja, gjyqtarja Fildeze Hafizi vijon të “shfaqet” në gjykatën e Shkodrës.
Jo fizikisht, por emri i saj pa ndërprerje del në ekranin që lajmëron seancat gjyqësore, datat, orën dhe çështjen që asaj i ishte besuar.

fildezi

Veç kësaj administrata e kësaj gjykate ende nuk e ka zëvendësuar, duke bërë që çështjet që kishte në dorë Fildes Hafizi të mbeten pezull.

Burimi Gsh.al – http://www.gsh.al/2017/12/23/foto-4-muaj-pas-vrasjes-shikoni-se-cfare-ndodh-emrin-e-gjyqtares-fildes-hafizi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb