Historia e Víctor Mollejo është një histori frymëzuese.

17-vjeçari 4 vite më parë luante për moshat e Atletico Madrid dhe kishte idhull sulmuesin Diego Costa, brazilianin që mbron ngjyrat e Spanjës. Dhe sigurisht në momentin që e takoi nuk humbi mundësinë për të patur një foto me lojtarin.

Vitet kanë kaluar dhe Mollejo, i datëlindjes 21 janar 2001, ia ka arritur ditës që të stërvitet me idhullin e tij. Sulmuesi i krahut të djathtë ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me Costa-n, në një seancë të drejtuar nga Diego Simeone.

View this post on Instagram

???

A post shared by Victor Mollejo (@victormollejo) on

17-vjeçari ka qenë përgjatë gjithë verës më skuadrën e parë të Atletico Madrid dhe duket se me paraqitjet e tij ka bindur “el cholon”. Nuk dihet se kur do të vijë debutimi në një ndeshje zyrtare me ekipin e parë, por e sigurtë është se Mollejo arriti ta përmbushte ëndrrën e parë të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb