DURRES- Një kalimtar është përplasur për vdekje mbrëmjen e sotme në mbikalimin e Fllkës në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa dyshohet se vetë ai, i ka prerë rrugën makinës në mënyrë të befasishme.

15293416_220684981690679_188619330_o

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur mjeti tip Wolsvagen, me targa DR 5189 E, i drejtuar nga shtetësia T.H. 23 vjeçe ka përplasur për vdekje kalimtarin rreth 40-vjeç, që dyshohet të jetë banor i zonës së Fllakës në Durrës.

15322466_220684988357345_1174205063_o

Trupi i viktimës nuk është identifikuar ende nga policia.

15311403_220684985024012_859925721_o

Polica e Durrësit bën me dije se nga aksidenti, drejtuesja e mjetit është tronditur dhe ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Durrës.
15321513_220684955024015_91513776_o

Grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: