Rreth 400 milionë lekë shtesë janë dhënë nga qeveria për të mbështetur me subvencione fermerët që aplikuan këtë vit përmes portalit E-Albania.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi pohoi se me këtë fond do të mbulohen gati 95% e rreth 8 mijë aplikantëve që kualifikohen dhe s’kanë mangësi në kriteret e përcaktuara më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”, tha Çuçi.
Ministri ishte në Tragjas të Vlorës për të ndjekur fushatën e vaksinimit të bagëtive kundër brucelozës, proces që kryhet nga Shërbimi Veterinar, i cili tashmë po riorganizohet pas miratimit të ligjit të ri në Parlament disa javë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: