Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga shpërthimi i fuqishëm në portin e Bejrutit, ku mbetën të vrarë 200 persona dhe u lënduan më shumë se 6.000 të tjerë, mediat e huaja kanë publikuar disa foto të saj në gjendjen aktuale.

Në imazhet e publikua shihen ende pasojat e shpërthimit. Vendi është i mbuluar nga inerte të shumta, mbetje anijesh dhe shkatërrime të tjera.

Kujtojmë se shpërthimi u shkaktua nga një sasi prej 2750 tonësh nitrat amoni, të vendosura në nja magazinë pranë portit. Ngjarja tragjike vetëm sa shtoi akoma më shumë problemet e një popullsie të prekur rëndë nga kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Fill pas shpërthimit, shumë shtete, me në krye Francën, premtuan se do të dhuronin 300 milionë dollarë ndihma për Libanin. Bashkimi Europian, Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe Banka Botërore hartuan gjithashtu një plan për të rimëkëmbur zonën e dëmtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb