Këtë fundjavë ishte përvjetori i 60 i rrëzimit të avionit të Manchester United ku pothuajse humbën jetën të gjithë pjesëtarët e skuadrës. Në “Old Traford” të shtunën në ndeshjen e Manchester United, që ishte përballë Huddersfield, u mbajt 1 minutë heshtje, njëjtë si çdo vit.

Pas ndeshjesh ishte Michael Carrik që postoi një mesazh prekës në rrjetet sociale për “Lulet e Manchester”.

Por shumë njerëz vunë re në foton e postuar të Carrick, Paul Pogba, i cili ishte në stol ndeshjen e së shtunës. Francezi është fotografuar duke qëndruar me kapuç dhe duart në xhep. Një gjest aspak i hijshëm, dhe shumë njerëz e kanë akuzuar për mungesë respekti.

Më poshtë keni reagimin e njerëzve në rrjetet sociale.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb