Vetëm 70 minuta na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e vlefshme për Nations League.Tashmë ka filluar edhe futja e tifozëve në stadiumin Air Albania. Forcat e policisë përreth impiantit sa vijnë e shtohen, teksa po kontrollohen imtësisht personat që duan ta ndjekin nga afër sfidën.
Numri i tifozëve pritet të jetë i lartë, për të dhuruar kështu një ndeshje të bukur nga tribunat. Sfida do të fillojë në orën 20.45.
(BalkanWeb)