Moderatorja e njohur dhe bukuroshja e ekranit, Floriana Garo, e cila prej shumë vitesh drejtoi emisnonin “Jo vetëm modë” tashmë është larguar nga Shqipëria për t’u zhvendosur në Zvicër, sëbashku me të fejuarin e saj.

E pyetur kohë më parë se përse mori këtë vendim, Floriana nuk preferoi të jepte shumë detaje duke u mjaftuar me një përgjigje lakonike se ky ishte një tjetër hap i rëndësishëm në jetën e saj.
florjana
Por në një foto të publikuar sëfundmi në Instagram, Floriana ka postuar një mesazh të fortë për jetën.

“Kur një lule nuk lulëzon, ti rregullon mjedisin jo lulen”, është shprehja bukuroshja ka ndarë me fansat e saj.

A është ky mesazh që i jep përgjigje pyetjes përse vendosi të largohet nga Shqipëria?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb